Shoqata Rajonale e Tiranës letër FIFA-s: Bashkia po na bën presion, Alimehmetit i ofruan 100 mijë

Futboll

Shoqata Rajonale e Tiranës letër FIFA-s: Bashkia po na bën presion, Alimehmetit i ofruan 100 mijë

Më: 21 janar 2022 Në ora: 13:11
Shoqata Rajonale e Tiranës letër FIFA-s: Bashkia po na bën presion, Alimehmetit i ofruan 100 mijë

Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë ka dërguar në FIFA një letër ankimuese për ndërhyrjet në fushatën e zgjedhjeve në FSHF dhe kërcënimet e vazhdueshme që ka marrë nga Erjon Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës.

LETRA E PLOTË

Drejtuar Zotit Gianni Infantino, president i FIFA-s dhe Fatma Samoura, Sekretare e Përgjithshme e FIFA-s.

Siç ju mund të jeni në dijeni, në Shqipëri po zhvillohen zgjedhje në nivelin e Federatës Rajonale të Futbollit për postin e kryetarit dhe delegatëve në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë e sheh të nevojshme t’ju informojë se procesi i zgjedhjeve ku po marrim pjesë, në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme në FSHF, është nën një kërcënim serioz për shkak të ndërhyrjes agresive të politikës dhe segmenteve të krimit.

U bënë disa javë që anëtarët tanë janë detyruar të marrin pjesë në mbledhje me kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliajn dhe drejtorin e sporteve në Bashki Gjergji Muzakën, duke u diktuar atyre kandidatin e preferuar, Zotin Prodani, përndryshe do të përballen me masa si humbja e punës dhe me pasoja të rënda nëse nuk bëhet “zgjedhja e duhur”.

Me afrimin e zgjedhjeve në Tiranë, që do të mbahen më 24 janar të vitit 2022, presioni ka ardhur në rritje duke sjellë nga ambientet e Bashkisë për takime individuale anëtarë të Shoqatës Rajonale Tiranë Sulejman Adili, Endrit Agushi, Eugen Kruja, Xhek Alushi, Mirel Harizaj, Akil Jakupi dhe Indrit Myrtja.

Kërkesa e kryetarit Veliaj është e drejtpërdrejtë: bëni zgjedhjen e duhur për të shmangur probleme në të ardhmen. E ndjejmë shumë që është shumë e rëndësishme t’ju informojmë se disa ditë më parë, anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Arjan Cuka, i cili njihet si një biznesmen në fushën e ndërtimit, ka kërkuar në një takim me kandidatin për kryetar të Shoqatës Rajonale Tiranë, Krenar Alimehmeti, duke i ofruar 100 mijë euro për të tërhequr kandidaturën e tij.

Statuti i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, njësoj si në FSHF, FIFA dhe UEFA, në një formë të qartë shmang ndërhyrjet e politikës në vendimmarrje dhe procesin e zgjedhjeve në botën e futbollit.

Demokracia dhe liria e të zgjedhurit e të menduarit, ndodhën nën rrezik serioz nga kërcënimet dhe ofertat financiare të korruptuara nga kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj.

Në rrethanë të tilla, ne kërkojmë nga ju mbështetje të pakushtëzuar si autoritetet më të larta që qeverisin futbollin botëror për të ndërmarrë çfarëdo hapi për parandalimin e veprave të tilla kriminale.

Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë do vazhdojë t’ju mbajë të informuar për çdo përpjekje kërcënuese ndaj anëtarëve tanë nga kryetari Veliaj dhe individë me lidhje të ngushta me të. Sinqerisht, juaji, Kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë Sulejman Mema dhe Sekretari i Përgjithshëm Ardian Haci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat