Ramadani: Na motivuan deklaratat e kundërshtarëve!

Futboll

Ramadani: Na motivuan deklaratat e kundërshtarëve!

Më: 21 janar 2022 Në ora: 19:02
Ramadani: Na motivuan deklaratat e kundërshtarëve!

Trajneri i Egnatias, Zekerija Ramadani, u shpreh tepër i lumtur për pikën që skuadra e tij mori në transfertë ndaj Vllaznisë.

Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, Ramadani deklaroi se ky duhet të jetë moduli i lojës i Egnatias në javët e ardhshme të kampionatit. Tekniku ndjeu keqardhje për rastin e humbur nga Xhekson i vetëm përballë portierit.

“Ishte shumë e rëndë, pas rastit të shpërdoruar nga Xhekson, prisnim se kur do të na ndëshkonte kundërshtari, pasi në futboll është ligji i pashkruar, po nuk shënove do të pësosh.  Xhekson humbni një rast flagrant ballë për ballë me portierin. Unë e përkrah maksimalisht për paraqitjen e tij. Duhet të jemi të kënaqur me angazhimin e skuadrës dhe luftën sportive. Na motivuan deklaratat e kundërshtarëve. Kjo na jep një dritë jeshile për lojën që duhet të bëjmë. Jemi më të rrezikshëm kur elënë kundërshtarin të luajë. Duhet mos dalim nga stili i lojës.

Rikthimet e futbollistëve janë një përforcim më vete. Duhet të veçoj paraqitjen e Majkëllit. Ka bërë një punë të shkëlqyer. Motivi qe i kompletuar. Në çdo takim dëshira ekziston. Patëm përkrahje dhe mbështetje ndaj secilit, u munduam të mbulojmë gabimet e njëri-tjetrit. Kjo gjë na dalloi nga ndeshjet e tjera.

Jemi në bisedime me 2 futbollistë, ndoshta dhe i treti mund të na bashkëngjitet. Nesër do të marrim përgjigje. Nuk e kemi mbyllur merkaton. Kemi nevojë për 2-3 futbollistë që të rrisim konkurrencën. Sot mungonte, Telushi, Eler, Imeri. Gjatë gjithë kampionatit kemi pasur 4-5 mungesa. Shpresoj që edhe Pedro ta marrë veten. Dita ditës edhe ai do të rikthehet. Do të jenë 2 përforcime të mira. Brenda javës shpresoj të mbyllim merkaton po erdhën prurjet e reja.

Në fushën tonë jemi munduar ta kontrollojmë lojën, të spostohemi përpara dhe kjo na ka penalizuar. Ky stil loje duhet të jetë për ne deri në fund të kampionatit. Të shikojmë në ndeshjet e radhës si do të reflektojmë”, u shpreh Zekerija Ramadani.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat