Broja startues kundër kampionit anglez, ja formacionet zyrtare të Southampton dhe Cityt

Futboll

Broja startues kundër kampionit anglez, ja formacionet zyrtare të Southampton dhe Cityt

Më: 22 janar 2022 Në ora: 17:58
Southampton dhe City

Me fillim nga ora 18:30 do të zhvillohet ndeshja e fundit e programit të sotëm të Premier Ligës angleze, ku në stadiumin “St. Mary's” skuadra e Southampton pret në shtëpi kampionin aktual Manchester Cityn.

Në xhiron e fundit, Southampton pësoi humbje me rezultat 3:1 kundër Wolverhampton, kurse Manchester City e mposhti me rezultat 1:0 Chelsean.

Momentalisht, Southampton zë vendin e 13 në tabelë me gjithsej 24 pikë, krahas Manchester Cityt kryeson tabelën me gjithsej 56 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Southampton nuk do të paraqiten Djenepo, Livramento, McCarthy dhe Smallbone, kurse te City mungojnë Delap, Mahrez, Mendy, Zinchenko dhe Palmer.

Formacionet zyrtare të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Southampton (4-4-2): Forster; Walker-Peters, Bednarek, Salisu, Perraud; Romeu, Ward-Prowse, Armstrong, Redmond; Adams, Broja

Manchester City (4-3-3): Ederson; Cancelo, Laporte, Dias, Walker; Rodri, Silva; Grealish, De Bruyne, Sterling; Foden

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat