Ndeshja Milan-Juventus mund të rrezikohet nga një faktor i brendshëm

Futboll

Ndeshja Milan-Juventus mund të rrezikohet nga një faktor i brendshëm

Më: 23 janar 2022 Në ora: 11:52
Ndeshja Milan-Juventus mund të rrezikohet nga një faktor i brendshëm

Stadiumi i Milan-it dhe Inter-it, San Siro, ka “hequr” shumë këto javët e fundit.

Në këtë stadium janë luajtur shumë ndeshje për një periudhë shumë të shkurtër dhe terreni është bërë problem për ekipet. Këtë gjë e kanë komentuar në fillim zikaltërit me anë të Inzaghit dhe Dzekos.

Tekniku zikaltër ka thënë pas ndeshjes së djeshme se terreni i fushës është bërë shumë i vëshitrë për t’u luajtur pasi dukej qartë gjithë këtë periudhë se lojtarët rrëzoheshin nga fusha e dëmtuar.

Gjithashtu edhe Dzeko ka thënë të njëjtën gjë duke u shprehur dhe i kënaqur se tashmë do të jetë edhe pushimi i kombëtareve dhe kështu fusha do të “pushojë”.

Gjithashtu thuhet nga “Sportmediaset” se disa specialistë do të analizojnë terrenin sot përpara sfidës midis Milan-Juventus. Disa zëra thonë se ndeshja rrezikohet të mos luhet por nuk ka asgjë zyrtare apo konkrete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat