Çeferin pret presidentin e FFK-së në shtëpinë e tij, konfirmon vizitën në pranverë 

Futboll

Çeferin pret presidentin e FFK-së në shtëpinë e tij, konfirmon vizitën në pranverë 

Më: 23 janar 2022 Në ora: 18:31
Çeferin pret presidentin Ademi në shtëpinë e tij, konfirmon vizitën në pranverë 

23 janar, 2022 – Presidenti Agim Ademi gjatë vizitës së sotme në Slloveni, pas takimit me kreun e Federatës së Futbollit të Sllovenisë, Radenko Mijatoviq, në orët e pasdites është pritur nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, në shtëpinë e këtij të fundit në Grosuplje, në një ambient të shkëlqyeshëm.

Gjatë këtij takimi presidenti Ademi e njoftoi kreun e UEFA-s për gjendjen aktuale në FFK dhe projektet e mëtejme. Po ashtu, ia prezantoi programin e planet e FFK-së nën udhëheqjen e tij dhe strategjinë e futbollit 2022-2026, si dhe paraqiti kërkesat për mbështetjen e projekteve dhe ideve të tij dhe KE të FFK-së.

Presidenti Çeferin e përgëzoi presidentin e FFK-së për punën e bërë. Atij i pëlqyen idetë e paraqitura dhe u dha mbështetje të gjitha projekteve. Ai u interesua në detaje për punën e deritashme dhe vazhdimësinë e projekteve. Po ashtu, Çeferin e priti me kënaqësi dhe dëshirë të madhe ftesën nga presidenti Ademi për ta vizituar Kosovën dhe për ta inaguruar punën e bërë deri më tash.

Numri një i futbollit evropian konfirmoi vizitën e tij në Kosovë në pranverë, kur edhe do ta hapë zyrtarisht Kampin Edukativ Nacional në Hajvali, si dhe do të vizitojë Shtëpinë e Futbollit në Prishtinë, si dhe shumë fusha stërvitore, të cilat janë financuar nga programi “HatTrick” i UEFA-s. Ai gjithashtu do të inaugurojë fillimin e realizimit të projekteve në vazhdim. Presidenti Çeferin edhe një herë shprehu admirimin e tij për shtetin e Kosovës dhe për bashkëpunimin e mirëfilltë me FFK-në.

Ai e vlerësoi presidentin Ademi për punën e bërë dhe e inkurajoi të vazhdojë me ritëm dhe motiv të njëjtë. Ndërkaq, kreu i FFK-së e falënderoj presidentin e UEFA-s në emër të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë për udhëheqjen brilante të institucionit evropian të futbollit dhe për përkrahjen e vazhdueshme të FFK-së, por edhe federatave tjera.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat