Fusha në Korçë e papërdorshme, në rrezik zhvillimi i sfidës Skënderbeu-Teuta

Futboll

Fusha në Korçë e papërdorshme, në rrezik zhvillimi i sfidës Skënderbeu-Teuta

Më: 26 janar 2022 Në ora: 11:59
Fusha në Korçë e papërdorshme, në rrezik zhvillimi i sfidës Skënderbeu-Teuta

Skënderbeu është në hall para përballjes së parë me Teutën që është e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Korçarët, veç ngarkesës psikologjike që vjen pas humbjes me Kukësin, duket se do të duhet t’i bëjnë ballë një infermierie të tejmbushur dhe me shumë probleme për trajnerin Migen Memelli. Edhe në seancën e djeshme stërvitore është parë një “siklet” për korçarët: mungesat e lojtarëve kyçë që mund ta detyrojnë Memellin të arnojë gjithë ekipin si pasojë e dëmtimeve dhe problemeve shëndetësore.

Në momentet që flasim, korçarët janë në përbërje të cunguar pa katër lojtarë, tre prej të cilëve titullarë të padiskutueshëm për formacionin e kryepankinës korçare. Vitija dhe Vrapi janë dy mungesa të sigurta, pasi do të duhen edhe disa javë për t’i parë sërish në fushë ose të paktën të punojnë me grupin.

Po ashtu një mungesë tjetër me peshë dhe e sigurt është ajo e Moraesh. Braziliani i cili ka fituar vendin e titullarit ka një problem muskulor dhe për pasojë po punon veçmas. Koha e paktë në dispozicion, por edhe temperaturat që shkojnë nën zero nuk e favorizojnë rikuperimin e tij.

Ndërsa mungesa e radhës është Randi Dumfur. Ganezi i cili mund të mbulojë disa pozicione në fushë, ka pasur temperaturë në ditët e fundit. Në stafin mjekësor janë të bindur se bëhet fjalë për një virozë stinore ndërsa lojtari pritet t’u nënshtrohet sërish testeve anti-COVID për të marrë vesh nëse mund të jetë pozitiv me këtë virus. Këto janë problemet e Memellit që duhet të zgjidhen për ndeshjen me Teutën.

FUSHA – Veç problemeve në ekip për shkak dëmtimesh duket se ndeshja e së enjtes ndaj Teutës është në rrezik për t’u luajtur. Kjo, për shkak të borës dhe ngricave që janë prezente në Korçë prej disa ditësh. Terreni i stadiumit është i bllokuar nga bora dhe në kushtet atmosferike nuk janë të përshtatshme për ta pastruar fushën.

Në kushtet kur bora ka krijuar shtresë akulli, duket i vështirë pastrimi i saj. Në kushte të tilla mbetet vetëm shkrirja natyrale, por që edhe kjo është praktikisht e pamundur pasi edhe në dy ditët e ardhshme termometri në Korçë do të shënojë disa gratë nën zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat