Resuli: Me këtë projekt që kemi nisur do ta dërgojmë Flamurtarin në Superiore

Futboll

Resuli: Me këtë projekt që kemi nisur do ta dërgojmë Flamurtarin në Superiore

Më: 26 janar 2022 Në ora: 16:07
Resuli: Me këtë projekt që kemi nisur do ta dërgojmë Flamurtarin në Superiore

Pas humbjes me rezultatin 1-2 në shtëpi ndaj Vllaznisë, në ndeshjen e parë të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, në mikrofonat e “SuperSport” është shfaqur trajneri i Flamurtarit, Dritan Resuli, i cili ka analizuar këtë disfatë për vlonjatët:

“Këtë ndeshje e kishim vlerësuar. Luajtëm ndaj një Vllaznie që i dihen vlerat. Patëm shanset tona që nuk mundëm t’i shfrytëzonim, kishim keqardhje për këtë rezultat, por jam i kënaqur për paraqitjen në fushën e blertë.

Ne si Flamurtar kemi synim që të ecim sa më shumë në Kupën e Shqipërisë. Ne e dimë mirë që në futboll nuk ka i vjetër dhe i ri, por ka i mirë dhe i dobët.

Ne kemi afruar shumë lojtar të ditëlindjes ‘2002 dhe ‘2003, por edhe ata kanë kohën e tyre.

Objektivi ynë kryesor është që të shkojmë në Kategorinë Superiore shumë shpejt.

Kemi një mbështetje shumë të madhe nga presidenti dhe me këtë projekt që kemi nisur do ta dërgojmë Flamurtarin aty ku meriton të jetë.”, përfundoi Dritan Resuli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat