Georgina dhe nostalgjia për Italinë: Më pëlqente të jetoja në Torino

Futboll

Georgina dhe nostalgjia për Italinë: Më pëlqente të jetoja në Torino

Më: 26 janar 2022 Në ora: 22:18
Georgina dhe nostalgjia për Italinë: Më pëlqente të jetoja në Torino

Me rastin e publikimit të dokumentarëve, partneri i Ronaldos ka treguar detaje të tjera për jetën me CR7.

Georgina Rodriguez është gati të mahnisë të gjithë: më 27 janar, ditën e ditëlindjes së saj të njëzet e tetë, do të publikohet në Netflix “Soy Georgina”, filmi dokumentar për partneren e Cristiano Ronaldos.

Nga fëmijëria në adoleshencë, deri në takimin me CR7, njeriun që ndryshoi jetën e modeles: do të ketë gjithçka në serial.

Me rastin e debutimit të saj në TV, Georgina ka dhënë një intervistë për The Sun, për të cilën ka treguar shumë detaje nga jeta e saj përkrah kampionit portugez, raporton TuttoSport.

“Herën e parë që shkova në shtëpinë e Cristianos humba duke kërkuar kuzhinën. Ndonjëherë më duhej gjysmë ore të kthehesha nga dhoma e ndenjes sepse nuk e dija rrugën. Ishte shumë e madhe. Më duheshin gjashtë muaj për të kuptuar se ku ishte gjithçka”, – zbuloi Georgina.

Georgina dhe jeta në Torino

Dokumentarët “Soy Georgina” u filmuan në 2020-2021, kur Ronaldo ishte ende lojtar i Juventusit. Dhe duke folur për jetën torineze, Georgina nuk e mohoi se kishte pak nostalgji:

“Më pëlqente të jetoja në Torino. Gjithçka është afër: bora, nëse doni të bëni ski, Principata e Monakos të shkoni në det, një ditë plot modë është Milano”, ka rrëfyer e dashura e CR7.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat