Futbollistit 31 vjeçar i vidhet vetura te Biblioteka Kombëtare në Prishtinë

Futboll

Futbollistit 31 vjeçar i vidhet vetura te Biblioteka Kombëtare në Prishtinë

Më: 28 janar 2022 Në ora: 18:02
Futbollistit 31 vjeçar i vidhet vetura te Biblioteka Kombëtare në Prishtinë

Futbollisti i KF Opoja, Ditëlind Reshiti ka bërë të ditur se i është vjedhur vetura e tipit Golf 5, në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se rasti është lajmëruar tek organet e sigurisë.

!Miq t’nderum, nga dita e djeshme makinën time (GOLF 5 ngjyrë hiri me tabela 04 956 HK) e kam raportuar si të vjedhur.

Makina ka qënë e parkuar tek oborri i Galerisë Kombëtare të Arteve, pranë Fakultetit të Edukimit, mbrapa Bibliotekës Kombëtare.

Rasti është raportuar në Polici me kohë dhe organet kompetente po merren me të.

Uroj që raste të këtilla të mos keni asnjë nga ju".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat