Gjyqtarët po i mbajnë normat në Durrës, vizitohen nga krerët e FFK-së

Futboll

Gjyqtarët po i mbajnë normat në Durrës, vizitohen nga krerët e FFK-së

Më: 29 janar 2022 Në ora: 11:56
Gjyqtarët po i mbajnë normat në Durrës, vizitohen nga krerët e FFK-së

Gjyqtarët e BKT Superligës dhe Viva Fresh Ligës së Parë këto ditë ndodhen në Durrës, ku janë duke u mbajtur normat fizike në prag të fillimit të garave të stinorit pranveror.

E për të parë nga afër punën që po bëhet atje, sot presidenti Agim Ademi me delegacionin e FFK-së ka vizituar gjyqtarët. Gjatë kësaj vizite kreu i FFK-së theksoi se sivjet do të kemi një stinor shumë kompetitiv dhe shumë të rëndësishëm sepse e nxjerrim kampionin e parë me sistemin VAR.

Ai u kërkoi gjyqtarëve që të përgaditen sa më mirë dhe të mbushen me energji pozitive. Po ashtu, ai, porositi edhe gjyqtarët të cilët do të jenë në VAR e AVAR si dhe ata në fushën e lojës që të jenë shumë syçelë dhe të kujdesshëm. Duhet që ta ruajmë në maksimum integritetin dhe rregullsinë e garave dhe lojës. Për ju në fushë gjithmonë janë vetëm dy ngjyra, andaj kërkoj që gjithmonë të fitojë më i miri dhe ai që e meriton.

Andaj, ju ftoj për vigjilencë dhe sa më pak gabime të mundshme, në të kundërtën gabimet do të sanksionohen për të gjithë“, ka thënë Ademi.

Ai tutje para gjyqtarëve ka thënë se KE i FFK-së dhe ai personalisht janë shumë të interesuar që të ruajnë klubet dhe investitorët, duke mos i dëmtuar në asnjë formë.

Ai në fund gjyqtarët dhe të gjitha organet e FFK-së i uroj për një kampionat sa më të mbarë dhe të rregullt, derisa shprehu falënderime për klubet për angazhimin dhe organizimin shumë të mirë që janë duke e bërë për vazhdimin e kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat