Ylli i Borussia Dortmundit pritet të kushtojë më shumë se 100 milionë euro

Futboll

Ylli i Borussia Dortmundit pritet të kushtojë më shumë se 100 milionë euro

Më: 29 janar 2022 Në ora: 14:36
Ylli i Borussia Dortmundit pritet të kushtojë më shumë se 100 milionë euro

Barcelona nën udhëheqjen e presidentit Joan Laporta ka treguar interesim të madh në këto dy afate kalimtare të transferimeve, respektivisht në atë veror dhe këtë momental dimëror.

Pas transferimeve, duke sjellë emra si Emerson Royal, Sergio Aguero, Memphis Depay, Eric Garcia gjatë verës, këtë janar Barça arriti të transferojë Ferran Torres dhe të sigurojë shërbimet e Adama Traores.

Po ashtu, tani bëhet e qartë që prioriteti kryesorë i Barcelonës është transferimi i një sulmuesi, ku në krye të listës për t’i transferuar në këtë janar janë Alvaro Morata dhe Pierre-Emerick Aubameyang.

Ndërkaq, emri që kryeson listën e të dëshiruarve te gjigandi katalunas është ylli norvegjez Erling Haaland, i cili është synimi kryesor për tu transferuar në “Camp Nou” gjatë verës.

Ylli i Borussia Dortmundit pritet të kushtojë më shumë se 100 milionë euro, shifër kjo e cila Barcelona nuk mund ta përballojë, ku siç raporton “Fichajes”, Barça do të largojë së shpejti pesë lojtarë nga skuadra në mënyrë që të përfitojnë nga shitja e tyre, për të siguruar shërbimet e Haaland.

Emrat të cilët bëhet e ditur që pritet të largohen nga Barcelona janë Riqui Puig, Oscar Mingueza, Ousmane Dembele, Alejandro Balde dhe Inaki Pen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat