Ballafaqimi me Milanin dhe Liverpoolin, Adriano parashikon si do t’ia dal Interi në këto dy sfida

Futboll

Ballafaqimi me Milanin dhe Liverpoolin, Adriano parashikon si do t’ia dal Interi në këto dy sfida

Më: 31 janar 2022 Në ora: 11:41
Adriano

Interin, si kampion të Italisë e pret një kalendar jashtëzakonisht i vështirë gjatë muajit shkurt. “Neroazzurrët” janë duke luftuar në tri fronte, Serie-A, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve.

Në kampionat skuadra e Simone Inzaghit është duke e udhëhequr tabelën me 53 pikë, katër më shumë se Napoli dhe Milani që janë në vendet dy dhe tre më nga 49 pikë.

Pikërisht me rivalët e qytetit, Milanin, Interi do të ballafaqohet më 5 shkurt, në atë që mund të jetë një hap i madh drejt titullit nëse merren pikët e plota.

Në lidhje me derbin “Madoninna” ka folur ish-futbollisti brazilian i Interit Adriano. Ai ka parashikuar një fitore të Interit në këtë ndeshje duke shtuar se pret që dyshja Sanchez-Lautaro të jenë vendimtar.

“’Neroazzurrët’ kanë mundësit të mëdha për ta fituar titullin përsëri në këtë vit. Sa i përket ndeshjes me Milanin, unë shpresoj që zikaltërit të fitojnë, por në ndeshje të këtij niveli gjithçka mund të ndodh. Unë fuqishëm besoj që Lautaro dhe Sanchez do të bëjnë diferencën aty”, ka thënë Adriano.

Sfida tjetër shumë e rëndësishme për Interin do të jetë ajo e 16 shkurtit kundër Liverpoolit në “Giuseppe Meazza”, në ndeshjen e vlefshme për fazën 1/16 të Ligës së Kampionëve. Ish-sulmuesi i Interit beson se Interi mund t’i mposht anglezët dhe madje edhe ta fitojnë Ligën e Kampionëve.

“Mendoj që Interi do ta mposht Liverpoolin dhe me përkushtim dhe angazhim ata mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve në këtë edicion”, ka thënë Adriano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat