Presidenti dhe drejtori sportiv i PSG-së kapin arbitrin në tunel

Futboll

Presidenti dhe drejtori sportiv i PSG-së kapin arbitrin në tunel

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 13:07
Presidenti dhe drejtori sportiv i PSG-së kapin arbitrin në tunel

Supersfida mes PSG-së dhe Realit të Madridit ka përfunduar më rezultatin 1-0, ku goli i fitores u shënua në minutën e 94-t me firmën e Kilian Mbapesë.

Por pavarësisht lojës dominuese dhe fitores, ky duel nuk ka kaluar pa pakënaqësi për kampin parisien.

“Marca” raporton se presidenti Al Kelaifi dhe drejtori sportiv, Leonardo, kanë ndjekur arbitrin në fund të pjesës së parë, duke u ballafaquar me të në tunelin që të dërgon në dhomat e zhveshjes.

Prestigjozja spanjolle bën me dije se Al Kelaifi dhe Leonardo kanë pasur rezerva sa i përket gjykimit gjatë pjesës së parë, duke i ishtruar presion Orsatos për ndeshjen.

Një ngjarje kjo që është parë edhe nga zyrtarët e UEFA-s. Një skandal i vërtetë ky, që pritet për tu parë nëse do të shoqërohet me pasoja.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat