Qindra tifozë të Norwich-it presin në radhë për të marrë nënshkrimin e lojtarit të Kosovës

Futboll

Qindra tifozë të Norwich-it presin në radhë për të marrë nënshkrimin e lojtarit të Kosovës

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 11:06
Qindra tifozë të Norwichit presin në radhë për të marrë nënshkrimin e lojtarit të Kosovës

Dje, dy futbollistët e Norwichit, Milot Rashica dhe Bran Williams mbajtën një sesion të nënshkrimeve të fanellave, topave, librave etj. të tifozëve.

Në ditën e pavarësisë së Kosovës, ylli dardan nuk hezitoi të ndante një orë nga dita e tij për t’ia plotësuar dëshirën shumë tifozëve.

Nga fotografitë e publikuara nga Norwich në website-n e tyre zyrtar, shiheshin qindra tifozë teksa prisnin në radhë për të marrë në nënshkrim nga Rashica dhe Williams.

Përveç nënshkrimeve, Rashica bëri edhe fotografi me tifozët, tek të cilët tashmë është bërë një idhull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat