Vojvoda shfaqet me flamur të Kosovës në Torino

Futboll

Vojvoda shfaqet me flamur të Kosovës në Torino

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 11:22
Vojvoda shfaqet me flamur të Kosovës në Torino

Mërgim Vojvoda nuk ka hezituar të fotografohet me dy tifozë nga Kosova dhe me flamurin e shtetit që ai përfaqëson në futboll, pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Juventusit.

Të premten mbrëma u zhvillua derbi lokal mes Juventusit dhe Torinos, me skuadrat që i ndanë pikët duke luajtur baras 1:1.

Përfaqësuesi kosovar luajti për 90 minuta në këtë ndeshje, teksa paraqitja e tij u vlerësua lartë.

Të pranishëm në “Allianz Stadium” ishin edhe dy tifozë kosovarë, të cilët me vete e kishin edhe flamurin e Kosovës.

Pas fishkëllimës së gjyqtarit për fundin e ndeshjes, mbrojtësi 27-vjeçar i përshëndeti tifozët në fjalë, me të cilët e bëri edhe një fotografi, derisa prapa tij shihet edhe flamuri i Republikës së Kosovës.

Ndryshe, Torino e Mërgim Vojvodës pas barazimit me Juventusin i ka të grumbulluara 33 pikë, duke u renditur kështu në pozitën e dhjetë në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat