Fëmijët nuk e meritojnë këtë, ish-trajneri i Romës me mesazhin prekës nga Ukraina

Futboll

Fëmijët nuk e meritojnë këtë, ish-trajneri i Romës me mesazhin prekës nga Ukraina

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 16:43
Fëmijët nuk e meritojnë këtë, ish-trajneri i Romës me mesazhin prekës nga Ukraina

Pas reagimit të Roberto De Zerbit, i cili është tekniku i Shaktarit, gjithashtu ka reaguar dhe tekniku portugez i Dinamos së Kievit, Paolo Fonseka, për sa i përket luftës që ka filluar midis Rusisë dhe Ukrainës.

Ish-trajnerii Romës, i cili është i bllokuar me familjen e tij në Kiev, ka dhënë një mesazh prekës, i cili ndihet i frikësuar.

Në intervistën me “Jornal de Noticiassaid”, Fonseka shprehet se:

Jam zgjuar në pesë të mëngjesit nga bombardimet. Sot kisha një fluturim, por tani është anuluar.

Çdo gjë është shkatërruar, rrugët janë të mbushura me makina, të cilat po mundohen të largohen, marketet janë pothuajse të boshatisura dhe nuk ka më karburant.

Kjo është dita më e frikshme. Dhimbje, zemërim dhe inat. Djali im nuk e meriton këtë luftë. Fëmijët e Ukrainës nuk e meritojnë këtë luftë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat