Çfarë do të ndodhë me Kombëtaren shqiptare? Si përfitojnë kuqezinjtë nga vendimi i Putinit...

Futboll

Çfarë do të ndodhë me Kombëtaren shqiptare? Si përfitojnë kuqezinjtë nga vendimi i Putinit...

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 18:40
Çfarë do të ndodhë me Kombëtaren shqiptare? Si përfitojnë kuqezinjtë nga vendimi i Putinit...

Ndërhyrja ushtarake në Ukrainë mund t’i kushtojë shtrenjtë shtetit rus dhe jo vetëm sa i përket marrëdhënieve diplomatike dhe imazhit botëror, por edhe sanksioneve të ndryshme.

Mes tyre pritet të përfshihet edhe sporti, me futbollin rus që mund të goditet rëndë me aktivitete apo ndeshje ndërkombëtare të pezulluara në këtë vend, teksa situata e paqartësisë që ka krijuar ky sulm ushtarak, përfshin në mënyrë indirekte edhe kombëtaren shqiptare të futbollit.

Shorti i Ligës së Kombeve ka vënë skuadrën e drejtuar nga Edi Reja në të njëjtin grup me Rusinë, Islandën dhe Izraelin.

Si për ironi të fatit, ndeshja e parë e përfaqësueses shqiptare është pikërisht përballë Rusisë, më 2 qershor në “Air Albania”.

Nëse Rusia përballet me sanksione në sferën e futbollit me përjashtimin nga aktivitetet deri në fund të konfliktit siç ka ndodhur edhe më parë me shtete të tjera të përfshira në luftë, atëherë grupi i përfaqësueses shqiptare do të kthehej në një të tillë me 3 skuadra.

Kështu, do të largohej nga gara ai që cilësohet si kundërshtari më i fortë që pretendon për ngjitjen në Ligën A në edicionin e ardhshëm, duke e bërë në njëfarë mënyre më të thjeshtë debutimin e Shqipërisë në Ligën B e ndoshta duke dekretuar pa nisur mirë edhe mbijetesën e saj në këtë Ligë, me Rusinë që do të binte në C automatikisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat