Lojtari rus feston fitoren me flamurin e Ukrainës

Futboll

Lojtari rus feston fitoren me flamurin e Ukrainës

Më: 1 mars 2022 Në ora: 13:05
Lojtari rus feston fitoren me flamurin e Ukrainës

Ukraina ka përmbushur 5 ditë rezistencë kundrejt push.timit rus.

Nëse Putin e sheh si të drejtë vendimin e tij për të shpallur lu.ftë ndaj Ukrainës, jo të gjithë ndajnë mendimin e tij. I tillë është edhe Ivan Zlobi.

Portieri rus aktivizohet në radhët e Famalicaos në kampionatin portugez. Pas fitores së arritur kundër Tondelës, Zlobi ka zgjedhur të festojë ndryshe.

Gardiani rus tregon natyrën e vërtetë njerëzore, pasi ka pozuar me flamurin verdheblu të Ukrainës, ndërsa pranë tij ka qenë një tifoz ukrainas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat