Andin Lokaj: Futbollistët e Prishtinës refuzuan të zhvillojnë stërvitjet e sotme

Futboll

Andin Lokaj: Futbollistët e Prishtinës refuzuan të zhvillojnë stërvitjet e sotme

Nga: K.G. Më: 2 mars 2022 Në ora: 15:16
Andin Lokaj: Futbollistët e Prishtinës refuzuan të zhvillojnë stërvitjet e sotme

Prishtina po kalon nëpër krizë të rezultateve në elitën e futbollit të Kosovës. 

Sipas komentatorit sportiv, Andin Lokaj, futbollistët e Prishtinës nuk kanë stërvitur.

Ai ka dhënë edhe arsyen e mos daljes në stërvitje. 

Image

“Futbollistët e Prishtinës kanë refuzuar të zhvillojnë stërvitjet e sotme për shkak të vonesës 2 mujore të rrogave.

Prishtina po kalon gjendje të rëndë dhe nëse vazhdon kjo situatë atëherë rrezikon të largohet nga elita e futbollit kosovar në 100 vjetorin e themelimit të klubit”, ka shkruar Lokaj në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat