Vllaznia do të presë sot në orën 16:45 në “Loro Boriçi” Dinamon, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 23-të të Abissnet Superiore.
Shkodranët vijnë në këtë takim pas barazimit 2-2 ndaj Skënderbeut dhe sot do tentojnë kthesën në mënyrë që të jenë në garë për vendet e kampionateve europiane.
Nga ana tjetër Dinamo që ndodhet në zonën e mbijetesës, do bëjë gjithçka për të grumbulluar sa më shumë pikë të mundet, në mënyrë që të mos bjerë nga elita e futbollit shqiptar vetëm një vit pas rikthimit në të.
E ndërsa na ndan rreth një orë nga startimi i kësaj ndeshjeje, trajnerët Brdaric dhe Devolli kanë vendosur edhe formacionet si do të luajnë skuadrat e tyre sot.
Vllaznia: Qarri, Adili, Fallou, Bulatovic, Kruja, Jonuzi, Krymi, Hakaj, Mustadanagic, Latifi, Aralica.
Trajneri: Thomas Brdaric
Dinamo: Harizaj, Siljanovski, Sofranac, Ali, Prodani, Sidibe, Lilaj, Demiri, Ibraimi, Haxhiu, Bardhi.
Trajneri: Bledar Devolli.