Barcelona shumë pranë të arrijë marrëveshje me dy lojtarë

Futboll

Barcelona shumë pranë të arrijë marrëveshje me dy lojtarë

Më: 3 mars 2022 Në ora: 18:38
Barcelona shumë pranë të arrijë marrëveshje me dy lojtarë

Gjigandi katalunas Barcelona është shumë pranë arritjes së marrëveshjeve për transferimin e mbrojtësit të Chelseat Andreas Christensen dhe mesfushorit të Milanit Franck Kessie, raporton “ESPN”.

Dyshja në fjalë spekulohet se mund t’i bashkohet “Blaugranëve” në formën e transferove të lira, pasi që Christensen dhe Kessie janë pa kontrata në fund të këtij sezoni.

Po ashtu, Barça raportohet se është e sigurt që do ta sigurojë transferimin e mbrojtësit Cesar Azpilicueta, i cili po ashtu është pa kontratë në fund të këtij sezoni.

Ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje, por krerët e Barcelonës dëshirojnë me çdo kusht që të arrijnë të transferojnë të tre lojtarët në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat