Prishtinës i ka humbur rruga në oborr në prag të 100 vjetorit të themelimit!

Futboll

Prishtinës i ka humbur rruga në oborr në prag të 100 vjetorit të themelimit!

Nga: Kemajl Goca Më: 5 mars 2022 Në ora: 15:58
Prishtinës i ka humbur rruga në oborr në prag të 100 vjetorit të themelimit!

Prishtina po përballet me krizë të rezultateve. Jo vetëm me krizë të rezultateve, por siç u raportua në ditët e fundit, me krizë të brendshme, lojtarët nuk dolën në stërvitje për shkak të disa pakënaqësive dhe mos marrjes së pagave.

Prishtina përveç që u dorëzua në luftë për titullin e kampionit, tani kërcënohet edhe që të futet në zonën e skuadrave të rrezikuara.

Prishtinës i ka humbur rruga në oborr në prag të 100 vjetorit të themelimit!

Prishtina do ta festojë 100 vjetorin por jo ashtu siç synonte me titullin e kampionit. Lufta për titull ka mbaruar për Prishtinën, tani është në garë për ekzistencë në ligë!

Fat i mirë i Prishtinës është se sfidën e radhës e luan me Feronikelin në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas dhe pret tre pikë.  

Vaj halli për Prishtinën nëse bën ndonjë gabim, humb pikë me Feronikelin, atëherë për kryetrajnerin e Prishtinës, Abdullah Ibrakoviqin, do të ishet një katastrofë e radhës sepse do t’i kanosej rreziku të bie edhe nga liga.

Renditja tabelore është një sinjal i keq, Prishtina është në vend të 6-të me 26 pikë për 23 jave, ka një ndeshje dhe katër pikë më shumë se pozita e nëntë (Ulpiana), pozitë që shpie një rang më poshtë.  

Nuk është edhe çudi pse Prishtina përballet me krizë të madhe, për faktin se edhe shumë klube më të mëdha në Evropë kanë pasur kriza të tilla në të kaluarën dhe janë kaluar! Edhe Prishtina i ka ditët e mira e të këqija, por nuk i falet eksperimenti që ka bërë në vjeshtë, duke prurë lojtarë, siç thoshin njohësit e futbollit: “Veteranë”!  

Lojtarë që nuk i kryen punë e pastaj u pastrua nga ta, por ishte tepër vonë, iku treni! Ndërrimi i shpeshtë i trajnerëve është një fenomen jo vetëm të Prishtina, edhe kjo e ka koston e saj.

Prishtina duhet të marrë veten, të paktën mos të bie në zonën e rënies nga liga. Edhe Vardari i Shkupit është klubi më i madh në Maqedoninë e Veriut, por garon në Ligën e dytë, Grupi i Perëndimit.

Në kohën e sotme nuk luan me emri, duhet punë, investime e organizim të gjithanshëm, ndryshe historia e lavdishme mbetet në arkiva të historisë për t’i shfletuar brez pas brezit. Këtë e dijnë mirë edhe drejtuesit e Prishtinës, se ndeshjet nuk fitohen me emër të madh por vetëm me lojëra cilësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat