Nuk ka të ardhme në kryeqytetin francez

Futboll

Nuk ka të ardhme në kryeqytetin francez

Më: 10 mars 2022 Në ora: 13:20
Nuk ka të ardhme në kryeqytetin francez

Humbja 3:1 në ndeshjen e kthimit ndaj Realit të Madridit në Champions, me pasojë eliminim nga kompeticioni, ka ngritur shumë dyshime në klubin e Paris Saint-Germain, sidomos mbi aftësinë drejtuese të Maurizio Poshettinos.

Trajneri argjentinas është kritikuar në shumë raste gjatë qëndrimit të tij në Paris.

Vitin e kaluar parizienët humbën të dyja ndeshjet kundër Manchester City-t në gjysmëfinale të Championsit dhe nuk ishin në gjendje të fitonin as kampionatin francez. Këtë vit, u eliminuan nga Nica në Kupën e Francës, kanë fituar vetëm shtatë ndeshje jashtë shtëpisë këtë sezon dhe në “Berbaneu” shënuan një nga absurditetet më të mëdha në historinë moderne të kompeticionit më të lartë kontinental, duke u mposhtur në 30 minutat e fundit, kur e e kishin në “xhep” kualifikimin.

Kupa është mbushur dhe është derdhur dhe presidenti Al-Khalaïfi është lodhur së dhëni besim Pochettinos. Qëndrimi i argjentinasit në krye të stolit të PSG-së nuk do të kishte më kuptim.

Nga Anglia, më konkretisht gazeta “Telegraf”, thekson se 50-vjeçari e ka të qartë se nuk ka të ardhme në kryeqytetin francez dhe po shikon pankinën e Manchester United si stacionin e radhës së karrierës së tij.

Ai e njeh shumë mirë Premier League-n, ku mori kuota në krye të Tottenhamit, kështu që pritet të jetë i zgjedhuri i “Djajve të Kuq” për të marrë detyrën që po e kryen aktualisht Ralf Rangnick, që me përfundimin e sezonit do të jetë konsulent për merkaton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat