Reprezentuesi i Kosovës shënon në Slloveni, Mura mposht Olimpinë 

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës shënon në Slloveni, Mura mposht Olimpinë 

Nga: Kemajl Goca Më: 10 mars 2022 Në ora: 19:24
Reprezentuesi i Kosovës shënon në Slloveni, Mura mposht Olimpinë 

Reprezentuesi i Kosovës, Mirlind Daku, shënoi golin e parë për ekipin slloven, Mura.

Skuadra e Mura-s para shikuesve të vet shënoi fitore me rezultat 3:2 ndaj Olimpisë nga Lubjana.

Futbollisti nga Kosova u paraqit titullar, realizoi në minutën e 8-të. 

Mura arkëtoi tre pikë të mëdha në luftë për katër vendet e para.

Pas javës së 26-të në Kampionatin e Sllovenisë, Maribori kryeson me 49 pikë, pasojnë Koper 46, Olimpia 45, Mura 40 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat