Dhjetë shqiptarë në fushë! Abedini shënon për Winterthur-in, fitojnë derbin në Zvicër 

Futboll

Dhjetë shqiptarë në fushë! Abedini shënon për Winterthur-in, fitojnë derbin në Zvicër 

Nga: Kemajl Goca Më: 11 mars 2022 Në ora: 23:29
Dhjetë shqiptarë në fushë! Abedini shënon për Winterthur-in, fitojnë derbin në Zvicër 

Dhjetë shqiptarë në fushë! Abedini shënon për Winterthur-in, fitojnë derbin në Zvicër! Granit Lekaj kapiten të Winterthur e Donat Rrudhani të Aarau.

Futbollisti shqiptar, Eris Abedini, është ndër protagonistët e fitores së Winterthur-it me rezultat 4:2 ndaj Aarau-s, në takimin derbi të javës së 26-të të Challenge League (liga e dytë zvicerane). 

Për Winterthur-in shënuan Alves (11'), Abedini (24’), Corbaz (88'), Vallet (90+4) dhe për Aarau-n Bergsma (4) pas asistimit të Bunjakut dhe Spadanuda (15') pas asistimit të Vladit. 

Futbollistët Samir Ramizi, Eros Abedini, Tician Tushi, Granit Lekaj, Shkëlqim Demhasaj u paraqitën standardë për Winterturin.

Demhasaj u zëvendësua në minutën e 65-të e Ramizi në atë të 79-tën.

Shkëlqim Vladi, Imran Bunjaku, Donat Rrudhani luajtën titullarë e Liridon Balaj nga minuta e 69-të e Shkëlzen Gashi u paraqit nga minuta e 75 e për Aarau-n. 

Vladi e Rrudhani u zëvendësuan në minutën e 87-të. Aarau kryeson me 47 pikë, dy më shumë se Winterthur në pozitën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat