Milani synon të përforcojë pozitën si lider i Serie A, Juventusi vetëm për fitore kundër Sampdorias

Futboll

Milani synon të përforcojë pozitën si lider i Serie A, Juventusi vetëm për fitore kundër Sampdorias

Më: 12 mars 2022 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Serie A rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 29 të këtij sezoni.

Fillimisht, programin e sotëm e hapin dy ndeshjet që fillojnë nga ora 15:00, ku Salernitana është nikoqire e Sassuolos, dhe Cagliari zhvillon ndeshje si mysafirë kundër Spezias.

Ndërkaq, me fillim nga ora 18:00 do të fillojë ndeshja mes Sampdorias dhe Juventusit, ku ky i fundit do të kërkojë me çdo kusht fitoren për të përforcuar pozitën e katërt në tabelë.

Në anën tjetër, gjigandi italian dhe lideri i tabelës Milani synon fitoren kundër Empolit për të vazhduar ëndrrën drejt titullit të “Scuddetos”.

Momentalisht, tabela e Serie a kryesohet nga Milani me 60 pikë, dy sosh më shumë se vendi i dytë Interi, kurse Top 4 e mbyllin Napoli me 57 pikë dhe Juventusi me 53 sosh.

Në fundin e tabelës gjenden Venezia me 22 pikë, Genoa, me 18 sosh dhe skuadra e Salernitanas me vetëm 15 pikë të arkëtuara.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Serie A e gjeni më poshtë.

15:00 Salernitana – Sassuolo

15:00 Spezia – Cagliari

18:00 Sampdoria – Juventus

21:00 AC Milan – Empoli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat