Sulmuesi shqiptar, Armando Broja ka pësuar një lëndim të tmerrshëm gjatë ndeshjes së sotme kundër Watfordit.
Broja gjatë një tentative për të shënuar gol, u godit nga portieri kundërshtar dhe pësoi një tronditje të fuqishme në kokë.
Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 46’të takimit, por që u detyrua ta lë fushën në minutat e fundit të duelit.
Tashmë në media u publikua edhe momenti kur Broja pësoi lëndimin e rëndë.
— LIG Sport (@lig_sport) March 13, 2022