Klopp kërkon nga Liverpooli që të vazhdojë bezdisjen në garën për titullin e Premier Ligës

Futboll

Klopp kërkon nga Liverpooli që të vazhdojë bezdisjen në garën për titullin e Premier Ligës

Më: 15 mars 2022 Në ora: 14:39
Jurgen Klopp

Gjigandi anglez Liverpool duhet me çdo kusht që të vazhdojë të jetë i bezdisshëm në garën për titullin e Premier Ligës angleze, ka thënë trajneri gjerman Jurgen Klopp.

Liverpooli do të përballet nesër me skuadrën në formë tejet të mirë, Arsenalin, ku fitorja do t’i dërgonte ata në vetëm një pikë diferencë me liderin e tabelës Manchester Cityn.

“Të Kuqtë” e Jurgen Klopp kanë fituar tetë ndeshjet e tyre të fundit në ligë, duke shënuar plot 21 gola dhe duke pranuar vetëm dy sosh.

Me mundësinë që rivalët e titullit të Premier Ligës të luftojnë kokë më kokë, ku tani kanë hyrë në nëntë ndeshjet e tyre të fundit të këtij sezoni, duke përfshirë këtu edhe një përballje direkte Manchester City-Liverpool në javën e ardhshme, Klopp vazhdoi që mos të ngritë shpresat e tifozëve.

“Sigurisht, plani është që të vazhdojmë të jemi të bezdisshëm, por neve na duhet që t’i fitojmë ndeshjet tona. Ne jemi tejet të motivuar dhe tejet të vendosur për të bërë gjëra të mëdha, por ne i respektojmë ata shumë se sa të mirë janë, dhe të gjithë skuadrat e tjera. Kemi edhe 10 ndeshje të tjera, të cilat do të jenë tejet të vështira. Të qëndrosh i ulur këtu dhe të thuash t’i fitojmë këto 10 ndeshje, nuk tingëllon si diçka e arritshme, por ne do të mundohemi tejet shumë, mund të ua premtoj”, tha Klopp.

“Është finale pas finaleje pas finaleje, kështu qëndron situata. Çdo gjë është para nesh, duhet ta sulmojmë, ta ndjekim, kjo është ajo që bëjmë ne. Nëse dëshiron që të kesh arritje në këtë ligë dhe nuk je në krye të tabelës, atëherë duhet të fitosh ndeshjet e tua dhe të varesh nga ekipet e tjera, të cilat duhet të dështojnë”, shoti trajneri gjerman.

Nesër me fillim nga ora 21:15, gjigandi anglez Liverpool do të vazhdojë ëndrrën drejt titullit të Premier Ligës, ku përballet në stadiumin “Emirates” kundër skuadrës së Arsenalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat