Prishtina në presion të Ballkanit! Boshnjaku: Ndeshjen e nesërme e vlerësojmë si jetike 

Futboll

Prishtina në presion të Ballkanit! Boshnjaku: Ndeshjen e nesërme e vlerësojmë si jetike 

Më: 15 mars 2022 Në ora: 23:15
Prishtina në presion të Ballkanit! Boshnjaku: Ndeshjen e nesërme e vlerësojmë si jetike 

Prishtina është e përgatitur maksimalisht kundër Ballkanit nga Theranda, duke synuar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Ballkani beson e shpreson në cilësi, ndërsa Prishtina është e motivuar për fitore. 

Prishtina e zhvillon ndeshjen më të rëndësishme të edicionit deri më tash në kuadër të çerekfinales ndaj Ballkanit në Therandë.

Prishtina e drejtuar nga trajneri Abdulah Ibrakovic do ta kërkojë gjysmëfinalen në sfidën e cila zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 13:00.

Skuadra "bardhekaltër" ka mbetur prapa në luftë për titullin kampion andaj do të synojë një trofe dhe daljen në garat evropiane përmes Kupës.

Prishtina në 1/8 e finales e ka eliminuar Drenicën, duke e mposhtur me rezultat 2:1, ndërkohë që paraprakisht e ka mposhtur Besën e Pejës me shifrat 0:4 në fazën 1/16. 

Skuadra e cila e fiton Kupën kualifikohet në garat evropiane.
Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës shtatë herë, për herë të fundit në edicionin 2019-2020.

Për ndeshjen ndaj Ballkanit për faqen zyrtare të klubit, FC Prishtina ka folur kapiteni Lorik Boshnjaku. 

“Ndeshjen e nesërme e vlerësojmë si jetike për skuadrën tonë pasi që i gjithë fokusi është kalimi në turin e radhës. Atmosfera në ekip ka ndryshuar për pozitivisht dhe kur luajmë si grup jemi në gjendje që ta mposhtim çdo ekip që e kemi përballë.
Ata futbollistë që do ta kenë rastin të aktivizohen, do ta japin maksimumin në fushë. Për fat të mirë jemi të kompletuar”,
thotë Boshnjaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat