Pronari ganez i minierës së arit konfirmon se është i interesuar ta blejë Chelsean

Futboll

Pronari ganez i minierës së arit konfirmon se është i interesuar ta blejë Chelsean

Më: 16 mars 2022 Në ora: 15:22
Bernard Antwi Boasiako

Biznesmeni ganez, Bernard Antwi Boasiako, është zotuar të rikthejë stabilitetin në Chelsea pasi konfirmoi interesimin për të blerë klubin. Pronari i minierës së arit po eksploronte një ofertë për të blerë klubin e goditur nga kriza, me një zëdhënës të biznesmenit afrikan që tani konfirmon interesimin e tij.

“Bernard Antwi Boasiako është duke eksploruar një ofertë të mundshme për Chelsean. Janë zhvilluar diskutime me palë të ndryshme të përfshira në shitje”, ka thënë zëdhënësi i Boasiakos.

“Chelsea ka një trashëgimi të qëndrueshme në Afrikë, lojtarë si Didier Drogba dhe Michael Essien janë legjenda të klubit, mundësia për të rritur reputacionin e klubit në Afrikë është një perspektivë shumë joshëse”.

Përveç kësaj, Boasiako është zotuar se do jap bileta falas për fëmijët e moshës 10 vjeç e poshtë në Stamford Bridge, me shpresën për të ushqyer një atmosferë familjare në Chelsea.

Burime pranë manjatit thonë se Boasiako ka një lidhje emocionale me Chelsean për shkak të numrit të lojtarëve të suksesshëm afrikanë që kanë luajtur për klubin gjatë epokës së Roman Abramovich.

Përveç Drogbas dhe Essien, Salomon Kalou, John Obi Mikel, Samuel Eto’o – dhe së fundmi Edouard Mendy – që të gjithë kanë luajtur për klubin. Thuhet se ai është një tifoz i veçantë i ish-mesfushorit të Bluve, Claude Makelele, i cili është me origjinë kongoleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat