Wenger: Njerëzit mendojnë se jam i çmendur por Mbappe është i ngjashëm me Pelen

Futboll

Wenger: Njerëzit mendojnë se jam i çmendur por Mbappe është i ngjashëm me Pelen

Më: 16 mars 2022 Në ora: 17:43
Wenger: Njerëzit mendojnë se jam i çmendur por Mbappe është i ngjashëm me Pelen

Arsene Wenger mendon se Kylian Mbappe është i ngjashëm me legjenden, Pele.

Francezi mendon gjithashtu se bashkatdhetari i tij është përpara Erling Haalandit, teksa dyshja vazhdojnë të jenë qendra e spekulimeve të transferimeve.

“Kur e pashë për herë të parë, thashë në televizionin francez, ka Pele në të”, tha Wenger për “BEIN Sports”.

Të gjithë menduan se isha pak i çmendur, ai ka arritur në këtë nivel.

Teknikisht, ai është pak më përpara se Haaland. Ai ka fantazinë e tij, jo vetëm shpejtësinë e tij.

Ai ka inteligjencë, cilësi të mirë teknike, kohë të mirë në vrapime, analizë të shpejtë të lojës. Ai është gjithashtu një shpirt i lirë, ai është i jashtëzakonshëm”, tha Wenger.

Ndërkohë, raportohet se Mbappe është gati të transferohet te Real Madrid si lojtar i lire, pasi t’i përfundon kontrata e tij me PSG-në në verë, kurse Haaland do të luajë në Premier Ligë.

Reprezentuesi norvegjez raportohet se është i gatshëm t'i bashkohet kampionit të Premier Ligës, Manchester Cityt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat