Pioli: Ende 4 skuadra mund ta fitojnë titullin

Futboll

Pioli: Ende 4 skuadra mund ta fitojnë titullin

Më: 20 mars 2022 Në ora: 11:45
Pioli: Ende 4 skuadra mund ta fitojnë titullin

Trajneri i Milanit, Stefano Piolo paralajmëroi se katër skuadra ende mund të fitojnë titullin.

Rossonerët triumfuan 0:1 në udhëtim ndaj Cagliarit, falë një supergoli të Bennacer.

Pas ndeshjes, Pioli deklaroi se kanë rrugë të gjatë përpara deri në fund të sezonit.

“Ne po bëjmë gjëra të shkëlqyera, por ne gjithashtu e dimë se ka katër skuadra që ende mund ta fitojnë titullin. 

Nuk ka kuptim të shikojmë shumë përpara, kemi një rrugë të gjatë për të bërë dhe ne duhet të përqendrohemi vetëm në rrugën tonë”, tha Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat