Gjimshiti me Atalantën rrëmbejnë tre pikë në Bologna

Futboll

Gjimshiti me Atalantën rrëmbejnë tre pikë në Bologna

Nga: K.G. Më: 20 mars 2022 Në ora: 22:37
Gjimshiti me Atalantën rrëmbejnë tre pikë në Bologna

Atalanta ka shënuar fitore në çastet e fundit në konak të Bologna-s, me rezultat 1:0. 

Futbollisti shqiptar, Berat Gjimshiti, u paraqit titullar duke treguar lojë të mirë dhe kontribuar në këtë fitore me peshë të madhe.

Në minutën e 88-të Cisse shënoi për fitoren e skuadrës nga Bergamo. 

Atalanta është në vend të gjashtë me 50 pikë e Bologna e 13-ta me 33 sosh pas 30 jave në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat