Bunjaki: Pesë ndeshjet e mbetura të këtij cikli na shërbejnë si përgatitje për kualifikimet e ardhshme 

Futboll

Bunjaki: Pesë ndeshjet e mbetura të këtij cikli na shërbejnë si përgatitje për kualifikimet e ardhshme 

Më: 22 mars 2022 Në ora: 16:55
Bunjaki: Pesë ndeshjet e mbetura të këtij cikli na shërbejnë si përgatitje për kualifikimet e ardhshme 

Kombëtarja e Kosovës U21 e ka mbajtur stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet kundër Sllovenisë për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2023.

Për dallim nga stërvitja e djeshme, e cila më shumë ishte regjenerim për lojtarët, kjo e sotmja ishte me punë intensive, ku drejtori teknik Albert Bunjaki, i cili po e udhëheq ekipin, ua ka transmetuar lojtarëve filozofinë e tij të lojsë dhe atë ]farë pret nga ta në dy ndeshjet e radhës. Para stërvitjes Bunjaki ka mbajtur një konferencë për media, ku i pranishëm ishte edhe kapiteni Edvin Kurtulush.

Bunjaki ka thënë se synimi i tij në 5 ndeshjet e mbetura të kualifikimeve për Evropianin 2023 është që të mirren 40 deri 50 përqind e pikëve në dispozicion, por sipas tij qëllimi kryesor është përgatitja e ekipit për kualifikimet e ardhshme që nisin në pranverën e vitit 2023.  

“Nga 23 lojtarë të ftuar në këtë grumbullim, 11 prej tyre kanë të drejtë loje në kualifikimet e ardhshme dhe këtu është edhe fokusi ynë.

Pra, ndërtimi i një ekipi kualitativ për ciklin e ardhshëm kualifikues”, ka thënë Bunjaki. Ai e ka vlerësuar Slloveninë si kundërshtar shumë të fortë fizikisht, por ka thënë se këto dy ndeshje do të jenë shumë motivuese për të dhe për lojtarët. Ndërkaq, kapiteni i ekipit është shprehur optimistë para këtyre dy ndeshjeve: “Kemi me u mundu me e përgatit sa më mirë gjeneratën e re për kualifikimet e ardhshme dhe për t’u kualifikuar në Evropian.

Besoj se me këtë ekip që kemi dhe me trajnerin aktual do të bëjmë punë të mirë“, ka thënë Kurtulush. Do theksuar se në këtë grumbullim mungon Ismet Lushaku, i cili nuk ka udhëtuar fare pasi ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat