Lojtari nuk e ka përjashtuar mundësinë që ta vazhdojë karrierën...

Futboll

Lojtari nuk e ka përjashtuar mundësinë që ta vazhdojë karrierën...

Më: 24 mars 2022 Në ora: 13:43
Lojtari nuk e ka përjashtuar mundësinë që ta vazhdojë karrierën...

Paul Pogba mund të largohet nga Manchester United në verën që vjen. Mesfushori francez nuk është i kënaqur me këto pesë vjet të kaluar në “Old Trafford”.

Kampionit të botës me Francën do t’i skadojë kontrata në fund të sezonit dhe ai po e kërkon një sfidë të re. Kohë më parë flitej se interesim për mesfushorin kreativ kanë shprehur ish-klubi i tij, Juventus dhe dy klube tjera Real Madrid e Paris Saint-Germaini.

Por, mediumi britanik “The Sun” njofton se tash në garë për Pogban kanë hyrë edhe dy klubet tjera angleze, Newcastle United dhe Aston Villa.

Lojtari nuk e ka përjashtuar mundësinë që ta vazhdojë karrierën në Premierligë. Por, ai e do një klub me të cilin mund të fitojë trofe, e për momentin asnjëri nga këta dy klube nuk mund t’ia sigurojë një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat