Trajneri i Çekisë vlerëson kuqezinjtë: Ballkani nuk është i lehtë për të tjerët

Futboll

Trajneri i Çekisë vlerëson kuqezinjtë: Ballkani nuk është i lehtë për të tjerët

Më: 26 mars 2022 Në ora: 11:18
Trajneri i Çekisë vlerëson kuqezinjtë: Ballkani nuk është i lehtë për të tjerët

Shqipëria U-21 ka humbur me shifrat 0:1 ndaj Cekisë U-21. Autogoli i Kalajt do të vendoste edhe fatin e kësaj ndeshje. Menjëherë pas mbylljes së takimit, trajneri i çekëve, Suchoparek, ka vlerësuar së tepërmi kuqezinjtë.

“Rezultati ishte i drejtë duke parë numrin e rasteve tona. Shqiptarët luajtën shumë mirë, me top dhe pa top. Madje në disa momente të lojës ishin më të lëvzishëm në fushë edhe se ne.

U përpoqëm të mbroheshim në bllok, na funksionoi. Kështu e ruajtëm rezultatin, na ndihmoi edhe portieri.

Ishim nervoz, Shqipëria luajti mirë dhe bëri disa aksione të rrezikshme.

Është për të ardhur keq që nuk e shënuam golin e dytë. Presioni dërrmues i Shqipërisë erdhi te ne pastaj. Të luash në Ballkan nuk është e lehtë, por për ne ndoshta është një destinacion që na përshtatet”, tha Suchoparek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat