Pasi mposhti një herë kancerin, sëmundja i rikthehet përsëri trajnerit të Bolognas

Futboll

Pasi mposhti një herë kancerin, sëmundja i rikthehet përsëri trajnerit të Bolognas

Më: 26 mars 2022 Në ora: 15:20
Sinisa Mihajlovic

Trajneri i Bolognas Sinisa Mihajlovic e ka konfirmuar që sëmundja e kancerit i është rikthyer, duke e detyruar që të largohet për disa kohë nga futbolli dhe të fokusohet në tretmanin e kësaj sëmundjeje.

Klubi italian momentalisht renditet në vendin e 12 në Serie A me gjithsej 33 pikë, ku është larg zonës së rrezikut dhe asaj që dërgon në gara evropiane.

Mihajlovic ka qenë në krye të Bolognas që nga janari i vitit 2019, ndërsa pas gjashtë muajve bëri zyrtare luftën e tij të parë me kancerin.

“Nga analizat e fundit të bëra, janë paraqitur disa probleme ku më është thënë se ekziston rreziku që kanceri të më rikthehet përsëri. Që ta parandaloj këtë gjë, jam këshilluar që më duhet t’i nënshtrohem terapisë”, tha Mihajlovic.

“E di që jam në duar të sigurta. Për dallim para dy vitesh e gjysmë, ku mezi mbaja lotët, këtë herë do të më shihni më të qetë. E di se çfarë duhet të bëjë, dhe mbi të gjitha, situata ime është tejet ndryshe nga ajo që ka qenë në luftën e parë”, shtoi më tej trajneri serb.

Që prej se u zyrtarizua si trajner i Bolognas, Mihajlovic ka arritur ta drejtojë skuadrën italiane në 116 ndeshje, duke regjistruar 39 fitore, 28 barazime dhe 49 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat