Ultrasit braktisin skuadrën pa asnjë shpjegim

Futboll

Ultrasit braktisin skuadrën pa asnjë shpjegim

Më: 29 mars 2022 Në ora: 12:57
Ultrasit braktisin skuadrën pa asnjë shpjegim

Interi nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, teksa në dy ndeshjet e fundit ka marrë nga një pikë duke humbur dhe vendin e parë në renditje. Eleminimi nga Liga e Kampionëve gjithashtu i ka vështirësuar gjërat.

Kjo duket se ka bërë që tifozët të kundërvihen ndaj skuadrës dhe ta ‘braktisin’. Ultrasit e quajtur “Curva Nord” kanë lajmëruar se nuk do të jenë të pranishëm në stadium në ndeshjen e të dielës, kundër Juventusit. Braktisja e skuadrës në një ndeshje kaq të rëndësishme si derbi i Italisë tregon se situata brenda kampit zikaltër nuk është aspak e qetë.

Në një komunikatë në Facebook, ultrasit kanë njoftuar vendimin, duke mos shpjeguar arsyet e zgjedhjes me qëllimin për të mos krijuar polemika.

“Nuk do të japim shpjegime për të mos i dhënë mundësi atyre që nuk vlejnë të krijojnë polemika të kota. Kemi arsyet tona dhe kjo duhet të mjaftojë për të gjithë ata që e lexojnë këtë komunikatë, ju mjafton të dini që kjo është një zgjedhje e pranuar nga të gjithë anëtarët e grupit. Një zgjedhje e dhimbshme por e paevitueshme.

Asnjë ndeshje e radhës, as ajo më e rëndësishmja, nuk do mundi kurrë të zbehë esencën e asaj çka jemi. Ne jemi të gjithë ata që të bashkuar bëhen një”, ka përmbyllur komunikatën grupi ultras zikaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat