Bëri ironi me trajnerin, futbollistin e njohur e përjashtojnë nga skuadra

Futboll

Bëri ironi me trajnerin, futbollistin e njohur e përjashtojnë nga skuadra

Më: 5 prill 2022 Në ora: 22:14
Bëri ironi me trajnerin, futbollistin e njohur e përjashtojnë nga skuadra

Firmosi me bujë te kampionët e Lilës, në fillim të vitit 2022, por francezi Hatem Ben Arfa, nuk arriti të linte gjurmë, duke u aktivizuar vetëm 7 ndeshje.

Ndërkohë së fundi 35-vjeçari është bërë protagonist me sjelljen e tij, pasi një përplasje me trajnerin Gourvenec, ka bërë që drejtuesit ta përjashtojnë përkohësisht nga skuadra, deri në një vendim të dytë.

Gjithçka ndodhi pas barazimit pa gola ndaj Bordo, me Ben Arfa që shpërtheu në dhomat e zhveshjes duke thënë: Po luajmë shumë mbrapa, jo si një skuadër që dëshiron të mbrojë vendin në zonën Champions.

Nuk jemi te Guingamp këtu… (i ka kujtuar trajnerit skuadrën që ka drejtuar në të shkuarën), teksa kjo gjë ka sjellë përjashtimin e tij. Vlen të theksohet fakti se te Lila aktivizohet dhe futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat