Kosovare Allani protagoniste në fitoren prej 15 golave të Suedisë ndaj Gjeorgjisë

Futboll

Kosovare Allani protagoniste në fitoren prej 15 golave të Suedisë ndaj Gjeorgjisë

Më: 7 prill 2022 Në ora: 21:35
Kosovare Allani

Kombëtarja e femrave e Suedisë ka shënuar sot fitore kundër asaj të Gjeorgjisë, duke e shkatërruar këtë të fundit me gol-diferencë prej 15 golave.

Në ndeshjet që po zhvillohen në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e femrave “AUZN 2023”, Suedia e ka mposhtur sot me rezultat të thellë 15:0 Gjeorgjinë.

Nga 15 golat që u shënuan nga suedezet, dy sosh erdhën nga futbollistja me prejardhje kosovare, Kosovare Asllani, e cila shënon në minutat 76’ dhe 81’ për ta thelluar epërsinë e Suedisë.

Ndërkaq, me këtë fitore, Suedia e përforcon pozitën e parë në Grupin A me 18 pikë të arkëtuara, krahas Gjeorgjisë që gjendet në pozitën e fundit me asnjë pikë të tubuar pas pesë ndeshjeve.

Rezultati final i ndeshjes është 15:0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat