Shqiptari problem me trajnerin serb, drejtori sportiv i Legias sqaron situatën

Futboll

Shqiptari problem me trajnerin serb, drejtori sportiv i Legias sqaron situatën

Më: 8 prill 2022 Në ora: 17:39
Shqiptari problem me trajnerin serb, drejtori sportiv i Legias sqaron situatën

Pritej të ishte sezoni ku Ernest Muçi do të merrte një rol të rëndësishëm në skuadrën e Legia Varshavës në Poloni. Por, në fakt nuk ka ndodhur kështu, me talentin kuqezi që po has vështirësi për t’u përshtatur me idetë e reja të trajnerit serb Aleksandar Vukoviq.

42-vjeçari madje nuk e ka grumbulluar në dy takimet e fundit ish-futbollistin e Tiranës, duke ngritur në këtë formë shumë pikëpyetje mbi të ardhmen e Muçit te Legia.

Së fundmi, rreth kësaj situate të 21-vjeçarit ka folur edhe drejtori sportiv i polakëve, Jacek Zielinski i cili theksoi se trajneri serb është i drejtë në zgjedhjet e tij, ndërsa shtoi se futbollisti shqiptar nuk mund të jetë në fushë vetëm për faktin se është i talentuar pasi kaq nuk mjafton.

“Në fillim të sezonit u shfaq mirë, por në përgjithësi disa lojtarë bënë më mirë disa të tjerë më keq.

Rosolek është preferuar para Muçit pasi ai luan më shumë në zonë, ndërsa shqiptari është më pak prezent aty. Muçi ka karakteristika të cilat e bëjnë të luajnë më larg portës dhe të godasë nga distance. Në ndeshjen e fundit të kampionatit ku është aktivizuar, ai hyri në lojë si zëvendësues por nuk la asnjë shenjë.

Në fakt e gjithë skuadra ishte keq, po ashtu edhe Muçi. Vukoviq është një trajner i drejtë në vendimet e tij dhe zgjedh mbi atë që ndodh në ndeshje dhe stërvitje.

Nuk mund të luaj një lojtar vetëm se është i talentuar, duhet më shumë. Pasi në të kundërt nuk është mirë nëse biem nga kategoria, por mjaftohemi me faktin se një i talentuar është aktivizuar rregullisht”, u shpreh Zielinski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat