Reprezentuesi i Kosovës me Schalke 04 kryesojnë në Gjermani

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës me Schalke 04 kryesojnë në Gjermani

Më: 9 prill 2022 Në ora: 15:38
Reprezentuesi i Kosovës me Schalke 04 kryesojnë në Gjermani

Reprezentuesi i Kosovës, Blendi Idrizi, u fut në lojë në minutën e fundit për ekipin e Schalke 04, por mjaftueshëm për t’ju gëzuar fitores në fushë.

Schalke ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj  Heidenheim, në takimin e javës së 29-të të Bundesliga II.

Vendasit treguan lojë shumë të mirë, duke arritur tre pikë të mëdha.

Golat i realizuan futbollistët Drexler (35'), Itakura (52'), Terodde (90+6').

Pas javës së 29-të, Schalke kryeson me 53 pikë, pasojnë Werderi 53, St. Pauli 52 e Heidenheim zë pozitën e shtatë me 45 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat