Vllaznia - Laçi, formacionet Vllaznia - Laçi, formacionet 

Futboll

Vllaznia - Laçi, formacionet Vllaznia - Laçi, formacionet 

Më: 9 prill 2022 Në ora: 15:53
Vllaznia - Laçi, formacionet 

Vllaznia nuk fiton në kampionat që prej 3 marsit ndaj Dinamos dhe Laçi duhet të kthehet deri në shkurt për të gjetur suksesin e fundit në Abissnet Superiore, ndërsa pasditen e sotme dy skuadrat përballen në “Loro Boriçi” me synimin për t’i dhënë fund ecurisë negative.

Në kampin shkodran, Elvis Plori nuk ndryshon thuajse asgjë nga formacioni me të cilin ka përballuar Partizanin e Kastriotin, pasi mungon vetëm Diagne, i pezulluar, i cili zëvendësohet nga malazezi Bulatoviç.

Nga an tjetër te kurbinasit nis era “Duro 2”, me teknikun kryeqytetas që merr vendin e Mirel Josës, por nuk ndryshon asgjë nga formacioni me të cilin Laçi u përball ndaj Partizanit në ndeshjen e të hënës.

Formacionet zyrtare:
Vllaznia (4-2-3-1): Zogoviç; Kruja, Adili, Bulatoviç, Hakaj; Krymi, Jonuzi; Latifi, Da Silva, Hoxhaj; Aralica
Laçi (4-3-3): Dajsinani; Roganoviç, Velkoski, Malota, Ziko; Shehu, Ujka, Deliu; Mazrekaj, Velija, Guindo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat