Allegri: Komike ajo që bëjnë mediat, Interi favorit për titullin kampion

Futboll

Allegri: Komike ajo që bëjnë mediat, Interi favorit për titullin kampion

Më: 10 prill 2022 Në ora: 10:27
Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, pas fitores së arritur kundër Cagliari foli për Sky Sport Italia dhe kishte edhe një mesazh për mediat, për shkak të kritikave që bëhen në shumë raste për lojën dhe kur luan e humb, të gjithë turren te rezultati.

“Nuk më pëlqen që të humbas, ndaj preferoj kritikat kur luajmë keq dhe të fitojmë ndërkohë. Askush nuk e mban mend lojën që bëmë ne ndeshjen e kaluar, të gjithë mbajnë mend që Interi marshon drejt titullit kampion dhe jo se si luajti ekipi tjetër”.

“Kurrë nuk e dini çfarë ndodh, edhe ndeshja ndaj Cagliari mund të transformohet. Gjëja komike është se ju në media gjithmonë flisni për futbollin e bukur, por jeni edhe të parët që fokusoheni vetëm te rezultati”.

“Më thanë se deri në minutën e 75-të kundër Villarreal, kudo në rrjetet sociale lavdëronin paraqitjen e Juventusit. Pasi pësuam gol, Juventusi u quajt një fatkeqësi”.

“Kjo nuk ka kuptim, paraqitja mbetet e njëjtë. E vetmja gjë që ndryshoi ishte rezultati. Kënaqem kur dëgjoj kritikat, por herë pas here disa e kalojnë cakun dhe kjo më acaron”.

“Nuk ka të bëjë vetëm me ne, por me futbollin në përgjithësi. Shpresoj që në vitet e ardhshme njerëzit të kthehen të flasin për Abc-në e futbollit”.

“Italia e fitoi Kupën e Botës katër herë, ne kemi stilin tonë, por për 15 vjet kemi ndjekur stilin e Pep Guardiola dhe nuk e kuptuam se edhe ai ka ndryshuar”.

“Dybala? Historitë fillojnë e mbarojnë. Ndodh mes meshkujve e femrave, ndodh mes klubeve dhe trajnerëve, apo lojtarëve. Kjo është pjesë e jetës.

Klubi është i qartë, u bë një vlerësim dhe u mor ky vendim. Nga ana tjetër Paulo po punon shumë dhe po e tregon se është një profesionist i vërtetë, sikurse edhe lojtarët e tjerë që do rinovojnë ose jo kontratat”.

“Titulli? Humbëm me Interin një ndeshje që mund të na kishte lejuar të kishim ambicie për titullin. Duhet të jemi realistë. Vazhdoj ta them që Interi është favorit, veçanërisht me kalendarin që ka”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat