Botërori i femrave/ Shqipëria përballet me Armeninë në udhëtim

Futboll

Botërori i femrave/ Shqipëria përballet me Armeninë në udhëtim

Më: 12 prill 2022 Në ora: 10:15
Ilustrim

Kombëtarja e Shqipërisë në kategorinë e femrave do të vazhdojë ndeshjet e ciklit kualifikues për në Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm dhe sot do të ballafaqohet me Armeninë në udhëtim.

Kuqezinjtë do të kërkojnë tre pikë të reja nga ky takim pasi Armenia është skuadra e fundit në këtë grup.

Ajo nuk ka fituar asnjë pikë nga shtatë ndeshjet e zhvilluara.

Shqipëria ka shtatë pikë në vendin e katërt në këtë grup i cili kryesohet nga Norvegjia me 19 pikë, kurse Kosova e cila po ashtu është pjesë ë këtij grupi ka katër pikë në vendin e pestë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat