​U kritikua për lojë defanzive, Simeone zbulon se si do të luajë në ndeshjen kthyese ndaj Cityt

Futboll

​U kritikua për lojë defanzive, Simeone zbulon se si do të luajë në ndeshjen kthyese ndaj Cityt

Më: 12 prill 2022 Në ora: 15:18
Diego Simeone

Atletico Madridi nuk do të devijojë nga stili i tyre i zakonshëm i lojës, pavarësisht kritikave të mëdha për lojë defanzive, derisa po ofrohet sfida me Manchester Cityn në ndeshjen e dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Këtë e ka thënë trajneri Diego Simeone në konferencë për media duke thënë se do t’i injorojë të gjitha kritikat në drejtim të taktikave të tij.

"Buzët e lirshme fundosin anijet," tha Simeone në një konferencë shtypi kur u pyet zërat kritik e sidomos për komentet e italianit Arigo Sacchi.

"Unë jam trajner që nga viti 2005 dhe preferoj të respektoj gjithmonë kolegët e mi. Por janë gjithmonë ish-lojtarët ose trajnerët që vendosin të flasin për të tërhequr vëmendjen e njerëzve. Unë thjesht i injoroj ata", tha fillimisht Simeone.

Simeone më tutje shtoi se ekipi i tij, i cili arriti në finalet e Ligës së Kampionëve në vitet 2014 dhe 2016, ka një identitet dhe do të qëndrojë me të, pavarësisht se duhet të fitojë ndeshjen e së mërkurës për t'u kualifikuar në gjysmëfinale.

"Ne jemi kundër një ekipi që luan shumë mirë. Ata bëjnë një lojë shumë e mirë pozicionale, por ne kemi shumë shpresa në këtë drejtim. Është e qartë se vetëm shpresa nuk mjafton, por ne do të përpiqemi ta çojmë lojën atje ku mund t’i lëndojmë. ata”, shtoi argjentinasi.

“Fjalët nuk thonë shumë, e rëndësishme është se çfarë do të ndodhë pas fillimit të ndeshjes”, tha në fund Simone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat