Ancelotti: Çfarë pyetjeje! Më vjen keq, nuk mund t'i përgjigjem...

Futboll

Ancelotti: Çfarë pyetjeje! Më vjen keq, nuk mund t'i përgjigjem...

Më: 12 prill 2022 Në ora: 17:46
Ancelotti: Çfarë pyetjeje! Më vjen keq, nuk mund t'i përgjigjem...

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ishte i qetë kur u pyet nëse Erling Haaland mund të luajë së bashku me Karim Benzeman në “Bernabeu” sezonin e ardhshëm.

“Los Blancos” thuhet se janë në garë për të nënshkruar me Haaland nga Borussia Dortmundi, me norvegjezin që besohet se ka një klauzolë lirimi prej 67 milionë funte në kontratën e tij.

Real Madridi, Manchester City dhe Barcelona besohet se janë në një luftë për 21-vjeçarin, i cili ka shënuar 23 gola dhe ka regjistruar shtatë asistime në 25 paraqitje në nivel klubi këtë sezon.

Megjithatë, kur u pyet për një partneritet të mundshëm mes Haaland dhe Benzemas, Ancelotti pranoi se ai nuk mund të jep një përgjigje dhe në vend të kësaj vendosi të flas për Benzeman.

"Çfarë pyetjeje! Më vjen keq, nuk mund t'i përgjigjem kësaj. Mund të them se Benzema është një pyetje e ditëve moderne”, tha Ancelotti para gazetarëve.

“Karim është ajo që kërkon futbolli modern nga një sulmues, përfundimi, loja, puna në mbrojtje. Ai është shembulli i asaj se çfarë duhet të jetë një qendërsulmues sot”, shtoi Ancelotti.

Benzema ka qenë në formë të shkëlqyer për Real Madridin gjatë sezonit 2021-22, duke shënuar 37 gola dhe duke regjistruar 13 asistime në 37 paraqitje në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat