Mbylli sezonin para kohe, reagon Pedri: Do kthehem më i fortë, faleminderit për mbështetjen

Futboll

Mbylli sezonin para kohe, reagon Pedri: Do kthehem më i fortë, faleminderit për mbështetjen

Më: 16 prill 2022 Në ora: 13:50
Pedri

Pedri mbylli sezonin para kohe shkak u bë dëmtimi që mori në ndeshjen e Europa League kundër Eintracht Frankfurt, teksa iu desh të dilte nga fusha ne lojë gjatë pjesë së parë në takimit të luajtur në “Camp Nou”.

Tashmë është mësuar edhe dëmtimi i tij, ku sipas asaj që kanë raportuar mjekët, lojtari katalanas ka një çarje në biceps femoris në këmbën e tij të majtë.

Ndërsa ka ardhur edhe reagimi i talentit spanjoll pas mesazheve të shumta që ka marrë nga ndjekësit të cilët kanë treguar edhe shqetësimin e tyre për Pedrin.

“Është një ditë e vështirë, por nuk ka rrugë tjetër veç të shikosh përpara. Faleminderit pafund për dashurinë që më keni dhënë në orët e fundit. Me mbështetjen tuaj, jam i sigurt se do të kthehem më i fortë. Tani më shumë se kurrë, le të mbështesim ekipin dhe… FORÇA BARÇA!”, ka shkruar Pedri në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat