Dukagjini i Klinës merr tre pikë të mëdha nga stadiumi “Bajram Aliu” në Skenderaj, që nuk maten as me ari.
Skuadra nga Klina shënoi fitore me rezultat 1:0 ndaj kuqezinjve, në ndeshjen e javës së 29-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Drenica tani është në presion të madh, për faktin se nuk ka më shumë se dy pikë nga vendi i tetë.
Futbollisti Arbër Shala, me zgjuarsinë e tij, godet dhe shënon në minutën e 72-të, për fitoren e madhe të mysafirëve.
Drenica është në vend të shtatë me 35 pikë e Dukagjin i teti me 33.