Portieri shqiptar bie pa ndjenja, stafi mjekësor i shpëton jetën

Futboll

Portieri shqiptar bie pa ndjenja, stafi mjekësor i shpëton jetën

Më: 16 prill 2022 Në ora: 18:10
Portieri shqiptar bie pa ndjenja, stafi mjekësor i shpëton jetën

Momente frikë në stadiumin e Pogradecit, “Gjorgji Kyçyku”, në sfidën që vendësit e fituan thellë 6-0.

Vetëm pak minuta pasi gjyqtari kishte vërshëllyer për fillimin e takimit, portieri i Pogradecit, Hergis Alliu, ra pa ndjenja në tokë pas përplasjes me një sulmues të ekipit peqinas.

U desh ndërhyrja e menjëhershme e stafit mjekësor të “liqenorëve” për të shmangur më të keqen, pasi portieri 19-vjeçar kishte vështirësi në frymëmarrje. Falë ndihmës që iu dha nga stafi mjekësor, Alliu u përmend dhe u dërgua menjëherë në spital për kontrolle të mëtejshme.

Gjatë momentin të largimit të portierit me autoambulancë nga fusha, të pranishmit, të çliruar nga ankthi, duartrokitën futbollistin, që kaloi një moment shumë të vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat